Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kosova e rrezikuar”, analisti ngre alarmin: Rezoluta 1244 po futet në agjendën serbe, po preket marrëveshja e Kumanovës
Analisti Ben Andoni ka ngritur alarmin për pozicionin diplomatik të Kosovës, duke theksuar se Serbia po e përdor gjithnjë e më shumë Rezolutën 1244 si pjesë të retorikës së saj ndërkombëtare. Në emisionin Debat me Alba Alishanin në A2 CNN, Andoni deklaroi se tensionet aktuale janë vetëm një pjesë e problemit, ndërsa rreziku më i madh lidhet me cenimin e marrëveshjes së Kumanovës. “Rezoluta 1244 po futet çdo ditë e më shumë në diskursin diplomatik të Serbisë. Jo për shkak të gjendjes së tanishme, por edhe për shkak të gjendjes së kaluar. Ajo është vetëm garnitura, sepse esenca është marrëveshja...