Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kosova dhe Shqipëria në festë, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Podgoricë
👁11451
23 Prill 2025 18:08 Telesport Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë (për herë të tretë) në Kampionatin Evropian të xhudos. Turneu po zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi. Xhudistja e Kosovës sonë të dashur mposhti në finale italianen Odette Giufrrida duke siguruar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Distria, kampione e lindur me origjinë nga Peja, u tregua spektakolare edhe në çerekfinale ndaj xhudistes holandeze, Naomi van Krevel. Në gjysmëfinale ajo mposhti spanjollen Ariane Toro Soler.