“Kos rikonfirmoi që Shqipëria është një hap larg anëtarësimit”- Meçe: BE i ka qëndruar Shqipërisë në krah gjatë protestave të dhunshme!
Analisti Arben Meçe, i ftuar në një intervistë për emisionin “Tirana Live”, ka komentuar procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke u ndalur te deklaratat e komisioneres europiane Marta Kos, e cila ka rikonfirmuar progresin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Europian. Meçe vlerësoi mbështetjen e BE-së për Shqipërinë, ndërsa kritikoi retorikën e opozitës dhe protestat e dhunshme, të cilat, sipas tij, synojnë destabilizimin e vendit. Ai theksoi se, pavarësisht sfidave, Shqipëria duhet të vijojë përmbushjen e kushteve të anëtarësimit, ndërsa mbështetja europiane mbetet e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit politik dhe institucional. “Vetë fjala e Marta Kos tha që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë ecur në rrugën e anëtarësimit në BE. Shqipëria ka për detyrë plotësimin e të gjitha kushteve të grupkapitujve. Kos...
Burimi:
javanews.al