Kos për REL-in: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së
Fituesit e zgjedhjeve në Serbi duhet të punojnë për të rikthyer besimin e institucioneve evropiane, në mënyrë që vendi të dalë nga ngecja shumëvjeçare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, thotë komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, për Radion Evropa e Lirë. Sipas saj, rikthimi i besimit dhe zbatimi i reformave do të mundësonin edhe zhbllokimin e fondeve që Komisioni Evropian i ka pezulluar, për shkak të regresit të Serbisë në fusha kyç. “Gjëja e parë, dhe për mua shumë e rëndësishme, është ndërtimi i besimit. E di që ky është një term psikologjik, por ka rëndësi të madhe kur flasim për mbështetjen që shtetet anëtare do t’i japin procesit të anëtarësimit dhe për shpejtësinë me të cilën mund të përparojmë”, thotë Kos. “Është...
Burimi:
syri.net