Korrupsioni në anën greke të Qafë Botës, si doganierët përfituan 500 mijë euro në 2 vite

Korrupsioni në anën greke të Qafë Botës, si doganierët përfituan 500 mijë euro në 2 vite

Mediat greke e cilësojnë një nga skandalet më të rënda të korrupsionit në sektorin publik, atë çka ndodhte në doganën e Mavromatit (Qafë Botë), që u zbulua pas një hetimi disamujor nga Shërbimi i Punëve të Brendshme i Forcave të Sigurisë. Skema e korrupsionit doli në dritë me arrestimet e 13 zyrtarëve të doganës, çka praktikisht çoi në shkrirjen e stafit të palës greke në këtë pikë doganore që lidh jugun e Shqipërisë me vendin fqinj. Operacioni u zhvillua në orët e para të së enjtes, më 3 korrik, ndërsa ndaj doganierëve rëndojnë akuza për ryshfet, zhvatje, pjesëmarrje në një...