“Korrupsioni dhe dhuna përshkallëzojnë krizën”/ “The Economist”: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë “fillimin e fundit” të Ramës
Revista prestigjioze britanike “The Economist” i ka kushtuar një analizë protestave në Shqipëri, duke theksuar se ato kanë një sfond të ndryshëm nga demonstratat në vendet e tjera evropiane. Sipas revistës, protestat kundër qeverisë së Edi Ramës nisën më 31 maj dhe për muaj të tërë vijuan në mënyrë paqësore, të nxitura fillimisht nga planet për ndërtimin e një resorti bregdetar në një zonë të mbrojtur natyrore, projekt i lidhur me Jared Kushner. Më pas, që prej 13 tetorit, një pjesë e lëvizjes është përfshirë në akte dhune, me sulme ndaj institucioneve, bankave dhe bizneseve. Sipas “The Economist”, pakënaqësia e protestuesve shkon përtej çështjes së resortit dhe lidhet edhe me korrupsionin dhe gjendjen ekonomike të vendit. Revista shkruan se ndonëse Shqipëria ka shënuar përparim ekonomik,...
Burimi:
gijotina.com