Korrupsion e pastrim parash, Xhaçka dhe Gaçi zyrtarisht nën hetim nga SPAK
artan gaci-olta xhacka TIRANË- Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj Artan Gaçi janë vendosur zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dyshime për korrupsion dhe pastrim parash. Raportohet se masa vjen në kuadër të hetimeve ku është përfshirë edhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Artan Gaçi. Çifti i bashkëshortëve Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi u paraqitën dy ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Raportohet se nga hetimet e deritanishme janë gjetur të dhëna që e implikojnë ish-ministren e Jashtme në afera korruptive dhe transaksione përmes kompanive të bashkëshortit të saj. Artan Gaçi, ish-ligjvënës i mazhorancës, ka statusin e investitorit strategjik dhe po ndërton një resort turistik mbi një pronë që rezulton se është përfituar përmes falsifikimit. Ndërkohë më 8 tetor 2026, Artan Gaçi,...
Burimi:
zeri.ai