Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”, SPAK ka njoftuar 7 kandidatët e mbetur në garë për kreun e BKH
Nga 13 kandidatë që dorëzuan dokumentacionin dhe që siç SPAK i tha Top Channel, ju nënshtruan fazës së parë të kontrollit të dokumentacionit, 6 prej tyre u s’kualifikuan. Ata që ngecën në filtrin e parë të komisionit të përbërë nga kryeprokurori Altin Dumani, dhe Arben Kraja e Behar Dibra ishin: Astrit Halilaj, Haki Cako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinci, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni. Ndërkohë garuesit që synojnë drejtimin e BKH pritet të bëjnë vrap 2400 metra, 300 metra sprint, muskuj barku dhe pompa e më tej analizat mjekësore. Kush kualifikohet për fazën e radhës e pret eseja e zgjeruar, poligrafi,...