Korreshi publikon pamjet nga Lushnja: “Në muze u glorifikua Enver Hoxha”
Një aktivitet i zhvilluar në ambientet e Bibliotekës, brenda godinës së Muzeut të qytetit të Lushnjës, ka shkaktuar reagimin e deputetit të Partisë Demokratike, Saimir Korreshi. Deputeti ka kritikuar organizimin e aktivitetit dhe përmbajtjen e tij, duke pretenduar se gjatë eventit është glorifikuar figura e ish-diktatorit Enver Hoxha. Sipas Korreshit, gjatë aktivitetit janë kënduar dhe duartrokitur vargje në nderim të Enver Hoxhës, ndërsa ai ka publikuar edhe pamje nga ngjarja në rrjetet sociale. Deputeti e ka konsideruar të papranueshme që një aktivitet i tillë të zhvillohet në një institucion publik, në ambientet e një muzeu që administrohet nga Bashkia e Lushnjës. Korreshi pretendon se aktiviteti është zhvilluar në prani të kryetares së Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, e cila, sipas tij, ka marrë edhe fjalën gjatë...
Burimi:
kohajone.com