Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

Koreja e Jugut dhe Ukraina janë përfshirë në një përplasje diplomatike pas publikimit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy të informacionit se dy ushtarë koreano-veriorë, të kapur duke luftuar për Rusinë, janë transferuar në Korenë e Jugut. Në analizën e saj “The Guardian” shkruan se Seuli ka kërkuar sqarime dhe një falje nga Ukraina, duke pretenduar se Kievi kishte rënë dakord që transferimi të trajtohej në mënyrë konfidenciale. Zelenskyy e bëri publik transferimin gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e kaluar, duke thënë se Ukraina kishte dërguar dy të burgosur lufte të Koresë së Veriut në Republikën e Koresë. Të hënën, Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut thirri të ngarkuarin me punë të Ukrainës në Seul dhe kërkoi një falje...