Koreja e Jugut gjobit Google dhe Apple me 42.7 milionë euro
Rregullatori i medias dhe telekomunikacionit në Korenë e Jugut ka urdhëruar kompanitë amerikane Google dhe Apple të paguajnë gjithsej 63.7 miliardë won, rreth 42.7 milionë euro, për shkelje të rregullave të konkurrencës në dyqanet e aplikacioneve. Komisioni Korean i Medias dhe Komunikimit (KMCC) vendosi një gjobë prej 42.9 miliardë wonësh, rreth 28.7 milionë euro, për Google dhe 20.8 miliardë wonësh, rreth 13.9 milionë euro, për Apple, pas një hetimi që nisi në gusht të vitit 2022. Sipas autoritetit, të dyja kompanitë kanë shfrytëzuar kontrollin mbi dyqanet e tyre të aplikacioneve për t’i orientuar zhvilluesit drejt sistemeve të tyre të pagesave, si dhe për të kufizuar shqyrtimin e aplikacioneve. Hetimi zbuloi shkelje të një ligji të miratuar në vitin 2021, i cili ndalon operatorët e dyqaneve...
Burimi:
javanews.al