Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Korçë/ Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Vithkuq, dyshohet defekt elektrik
Një banesë dykatëshe në fshatin Vithkuq të Korçës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në rrjetin elektrik. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri ka djegur plotësisht objektin. Të dyja katet e banesës janë shkatërruar, ku njëri përdorej si lokal dhe tjetri për banim. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.