Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Korçë/ Zjarri në Dishnicë, pamje nga droni tregojnë përhapjen e flakëve, ndërhyrja ndërpritet, rifillon nesër
Vatra e zjarrit në zonën e Dishnicës vijon të jetë aktive edhe pas disa orësh përpjekje për shuarjen e flakëve. Pamje ajrore të siguruara nga droni tregojnë përhapjen e madhe të flakëve në një zonë me bimësi të dendur dhe terren të vështirë. Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile kanë punuar gjatë gjithë ditës për të mbajtur nën kontroll zjarrin, por ndërhyrja është ndërprerë përkohësisht. Sipas autoriteteve vendore, ndërhyrja për shuarjen e plotë të zjarrit do të rinisë sërish në orët e para të mëngjesit të nesërm, me përfshirjen e forcave të tjera të mbështetjes, në varësi të situatës dhe përhapjes...