Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës
👁12546
Në qarkun e Korçës ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore. Konkretisht, në qytetin e Pogradecit ka nisur procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 70, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit. Sipas kryetarit të KZAZ-së, Mandi Mekolli, ky proces ka filluar prej orës 09:00 të mëngjesit dhe pritet të përfundojë brenda pak orësh. Komisionerët e Qendrave të Votimit janë paraqitur në selinë e KZAZ-së për të tërhequr materialet zgjedhore që do të shpërndahen në shtatë njësitë administrative të bashkisë Pogradec. Siç bëhet me dije, një risi e këtyre zgjedhjeve është përfshirja për herë të parë...