Korçë/ Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u arratis, përfundon në pranga 27-vjeçari

Korçë/ Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u arratis, përfundon në pranga 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia, pas një aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e djeshme në aksin rrugor “Maliq-Korçë”. I riu, i identifikuar si G. M., banues në Dërsnik, Korçë, akuzohet se përplasi për vdekje një 65-vjeçare dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.   Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 të ditës së djeshme. Viktima, shtetasja S. Q., humbi jetën si pasojë e përplasjes, ndërsa drejtuesi i automjetit, në vend që të ndihmonte apo të qëndronte në vendin e aksidentit, u largua. Shërbimet e Policisë arritën të identifikojnë dhe të ndalojnë autorin....
Burimi: Gijotina.com