Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Korçë/ Përdorën të miturin për të vjedhur mbi 6 mln lekë nga një familje, përfundojnë në pranga dy persona
Në një operacion nga Prokuroria e Korçës, u arrestuan sot dy shtetas, A.S. dhe S.T., për akuzat e “Vjedhjes me pasoja të rënda” dhe “Shtyrjes së të miturve në krim”. Një i mitur, M.S., u caktua masa sigurie “detyrim për t’u paraqitur në polici”. Këto masa u morën pas një hetimi 18-mujor për vjedhjen e 6.6 milionë lekëve nga kursimet e një familjeje në fshatin Goskovë, ku i mituri u përdor si ekzekutor i veprës penale. Sipas prokurorisë, vjedhja u zbulua më 27 dhjetor 2023, kur shtetasi A.S. (pronari i banesës) raportoi se një shumë e konsiderueshme parash u zhduk nga kasafortja e...