Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Korçë/ Një fëmijë 4-vjeçar rrëzohet në ambientet e kopshtit, dërgohet në spital
👁2008
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në ambjentet e kopshtit nr. 11 në qytetin e Korçës, ku një fëmijë 4-vjeçar është rrëzuar në shkallë. Menjëherë pas incidentit, fëmija është transportuar në spitalin rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vazhdon të trajtohet nga mjekët. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar të gjitha protokollet e sigurisë në institucionin arsimor. Fëmija...