Korça i bashkohet protestave, qytetarët dalin në mbështetje të studentëve

Korça i bashkohet protestave, qytetarët dalin në mbështetje të studentëve

proteste ne korçë KORÇË- Një grup qytetarësh janë mbledhur këtë pasdite në qendër të Korçës në shenjë mbështetjeje për studentët dhe protestat e zhvilluara ditët e fundit në vend. Tubimi është zhvilluar pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur ku qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta ka zgjatur rreth një orë, ndërsa pjesëmarrësit kanë përcjellë mesazhet e tyre në kuadër të reagimeve në mbështetje të lëvizjes studentore./ZËRI