Koopmeiners thumbon Motta: Ka nisur një javë me shumë gjëra pozitive

Koopmeiners thumbon Motta: Ka nisur një javë me shumë gjëra pozitive

26 Mars 2025 9:48 Telesport “Shumë gjëra pozitive për të marrë me vete nga kjo javë”. Ky është mesazhi social i Teun Koopmeiners, që në leximin e parë duket si një thumbim ndaj ish-trajnerit Thiago Motta, i cili së fundmi u shkarkua nga Juventus. Në postimin e fundit, ai ishte i veshur me fanellën e Holandës, e eliminuar nga Spanja në Nations League, ndaj vështirë të mendosh se ai mesazh është për kombëtaren e vendit të tij. Mes pëlqimeve në postim, janë edhe ato të Vlahovic, Nico Gonzalez, Khephren Thuram dhe Cabal, ndërsa shumë tifozë të Juventus në komente pyesin nëse postimi është një referencë për Juventusin.