Kontrolli e nxjerr zbuluar/ Procedohet nga policia 23-vjeçari, i gjendet kokainë në mjetin e tij

Kontrolli e nxjerr zbuluar/ Procedohet nga policia 23-vjeçari, i gjendet kokainë në mjetin e tij

Bëhet me dije se lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Një 23-vjeçar është proceduar nga Policia e Fierit pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi e vogël kokaine. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. F.., 23 vjeç, banues në Ndërmënas, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Kokaine që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Burimi: Sot.com.al