Kontrolle në pikat e këmbimit valutor në Elbasan, sekuestrohen 54 mln lekë

Kontrolle në pikat e këmbimit valutor në Elbasan, sekuestrohen 54 mln lekë

Rreth 54 milionë lekë në valuta të ndryshme dhe një armë sportive janë sekuestruar nga Policia e Elbasanit, pas një hetimi të zhvilluar ndaj disa subjekteve të këmbimit valutor në qytet. Nga verifikimet ka rezultuar se administratorët e këtyre subjekteve nuk deklaronin të ardhurat e përfituara nga veprimtaria ekonomike. Operacioni i koduar “The Script” është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, gjatë të cilit janë ushtruar kontrolle në 8 pika “exchange”, ku janë konstatuar shkelje të rënda të legjislacionit financiar. Në përfundim, janë proceduar penalisht administratorët, të gjithë banues në Elbasan: K. B., 65 vjeç S. T., 56 vjeç...