Kontrolle në kufi: Arrestohet turku i kërkuar nga Ankaraja për ‘mashtrim’, pranga dhe shqiptarit për ‘vjedhje me dhunë’
foto ilustruese TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Rinas, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje dhe dalje të Republikës së Shqipërisë. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë 31-vjeçari turk, Enes Uguz, i cili akuzohet për mashtrim. Ndaj 31-vjeçarit, autoritetet turke kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Mashtrimi i kryer gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare nga një tregtar, nga një drejtor i një shoqërie tregtare ose nga një person që vepron në emër të një shoqërie, ose nga një drejtues i një kooperative në kuadër të veprimtarisë së koperativës”. Po ashtu, në pranga ka rënë dhe një 27-vjeçar shqiptar, Edison Vukaj. Ky i fundit, siç bën me dije Policia, ishte shpallur në kërkim pasi është i dënuar me 3...
Burimi:
zeri.ai