Kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313

Kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313

Pas kontrolleve blic të bëra nëpër burgjet e vendit ditën e sotme, në këto momente po bëhet kontroll tek paraburgimet 302 dhe 313. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Klan News, Glidona Daci. Deri më tani nuk dihet arsyeja e këtyre kontrolleve, por dyshohet për gjetjen e sendeve të ndaluara. Kujtojmë se në qelinë e 313-ës, ndodhet dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit, u dënua dhe iu ndalua të kryejë ushtrime në ambiente të përbashkëta për 2 javë, që prej datës 10 korrik 2025.
Burimi: Opinion.al