Kontratë për gjashtë sezone, Real Madrid prezanton mbrojtësin

Kontratë për gjashtë sezone, Real Madrid prezanton mbrojtësin

Real Madrid ka transferuar mbrojtësin Alvaro Carreras nga skuadra e Benficas.Carreras ka firmosur një kontratë, të vlefshme deri në 30 qershor 2031. Lajmi është bërë i ditur së fundmi nga Los Blancos, në një postim në rrjetet sociale. “Real Madrid C.F. dhe Benfica kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Álvaro Carreras, i cili do të qëndrojë me klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2031. Álvaro Carreras erdhi nga akademia e të rinjve të Real Madridit, ku luajti midis viteve 2017 dhe 2020 në nivelet U-23 dhe të të rinjve”- shkruan klubi.
Burimi: Argjiroja.net