“Kontrata teknologjie pa garë”- Tabaku paralajmëron sistemin tek AKSHI: Monopol për të nxjerrë nga loja të tjerët!
Deputetja e PD-së thotë se projektligji i propozuar nga një deputete socialiste do t’i lejonte shoqërisë të negocionte drejtpërdrejt me prodhuesit, duke rrezikuar të nxjerrë nga tregu operatorët e tjerë. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi projektligjin që, sipas saj, do ta përjashtonte shoqërinë Albanian Digital Solution nga zbatimi i ligjit për prokurimin publik. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo paralajmëroi se mundësia për të negociuar kontrata pa garë do të krijonte monopol në tregun e teknologjisë së informacionit. Sipas Tabakut, projektligji i propozuar nga një deputete e Partisë Socialiste përmban vetëm një nen. Ajo tha se ndryshimi do t’i lejonte shoqërisë t’u drejtohej drejtpërdrejt prodhuesve të teknologjisë, në Shqipëri ose jashtë vendit, dhe të negocionte me ta pa zhvilluar garë....
Burimi:
javanews.al