Kontrata e Alisson drejt fundit, dy ekipe braziliane synojna ta sjellin në vendlindje portierin e kombëtares
6 Nëntor 2026 10:13 Telesport Flamengo po ndërmerr hapa konkretë për verën e vitit 2027, me synimin për të siguruar Alisson Becker përmes një transferimi pa kosto. Sipas medias britanike, kontrata e portierit brazilian të Liverpool në “Anfield” pritet të skadojë në fund të këtij sezoni. Një situatë që e ka shtyrë klubin brazilian të konsiderojë seriozisht afrimin e tij për të marrë nën kontroll portën, pa qenë nevoja për të paguar një dëmshpërblim për transferimin. Megjithatë, ky transferim i mundshëm ka shkaktuar debate të ashpra brenda drejtuesve të klubit nga Rio de Janeiro. Udhëheqja është e ndarë nëse është e arsyeshme të ndiqet pista e 34-vjeçarit, kryesisht për shkak të kërkesave të tij të larta financiare, moshës dhe shqetësimeve të ngritura pas paraqitjeve të...
Burimi:
telesport.al