Kontrabandë nga Greqia, 2 të arrestuar në Gjirokastër, sekuestrohen mijëra euro dhe cigare

Kontrabandë nga Greqia, 2 të arrestuar në Gjirokastër, sekuestrohen mijëra euro dhe cigare

Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se transportonin me autobus mallra të kontrabanduara nga Greqia. Të arrestuarit janë dy 43-vjeçarë nga Tirana, Olcian Lami dhe Markeljan Dida. Operacioni policor, i koduar “Akciza 3”, u zhvillua në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër. Gjatë kontrollit të autobusit që drejtohej me radhë nga dy të dyshuarit, efektivët e Policisë kanë zbuluar mallra të fshehura në ambiente të mbyllura të mjetit. Sipas Policisë, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 100 steka cigare dhe një shumë prej 22 695 eurosh. Paratë dhe cigaret dyshohet se nuk ishin deklaruar sipas procedurave përkatëse. Në bagazhin e autobusit u gjetën gjithashtu produkte të ndryshme ushqimore, mes tyre mish, produkte deti dhe bulmet. Po ashtu, janë sekuestruar kuti me medikamente, 13 thasë me...