Kontrabandë bagëtish nga Greqia, arrestohen 4 veterinerë. Shpallet në kërkim 39-vjeçari

Kontrabandë bagëtish nga Greqia, arrestohen 4 veterinerë. Shpallet në kërkim 39-vjeçari

Katër veterinerë, shtetasit Baki Myrtollari, Kujtim Agolli, Demir Koritari dhe Ergys Lame kanë rënë në prangat e Policisë në Korçë, pasi dyshohet se matrikulluan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë, të kontrabanduara. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se është shpallur në kërkim një 39-vjeçar që dyshohet se ka kontrabanduar bagëtitë dhe gjedhët nga Greqia, si dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas që kanë mbajtur në stallat e tyre, bagëtitë dhe gjedhët. Burime të siguruara pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se prej 6 muajsh bagëtitë dhe gjedhët kontrabandoheshin nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Greqia në Shqipëri, në...
Burimi: Javanews.al