Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kongresmeni Torres: Kosova, aleati më i madh i SHBA në Ballkanin Perëndimor
Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka rikonfirmuar qëndrimin e tij të palëkundur pro-shqiptar, duke e cilësuar Kosovën si aleatin më të madh të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.Përmes një postimi në platformën “X”, Torres ndau foto nga takimi me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilluar disa ditë më parë, ku theksoi rëndësinë e marrëdhënies strategjike mes dy vendeve. “Shtetet e Bashkuara nuk njohin aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosovën”, shkroi ai.Torres, një nga zërat më të fuqishëm në Kongresin amerikan për çështjet shqiptare dhe bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare, përfaqëson gjithashtu komunitetin shqiptar në Bronx të...