Konflikti me Vasil Bedinajn, detyrim paraqitje për Luan Muçën, burg për pronarin e ‘SWAT Security’ dhe 2 të tjerë
Vasil Bedinaj dhe Bujar Muça VLORË-Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për personat e arrestuar lidhur me konfliktin e armatosur mes dy biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça në hotel 'Regina'. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për biznesmenin Luan Muça, ndërsa për Angjelo Breshanin është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërkohë, për tre të arrestuarit e tjerë, Blerim Hetën, Klaudjo Lleshajn dhe Mandrit Lleshajn, pronarin e ‘SWAT Security’, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Lidhur me ngjarjen në kërkim janë shpallur 6 persona, mes tyre edhe vëllai i biznesmenit Luan Muça, Bujar Muça, i cili ka qenë prezent në konfliktin e armatosur. Sherri mes dy biznesmenëve të njohur, Vasil Bedinaj dhe Luan Muça dyshohet se ka shkak një tokë në Palasë ku të...
Burimi:
zeri.ai