Konflikti Izrael-Iran, Guterres thirrje: Mjaft me sulme, paqja dhe diplomacia duhet të mbizotërojnë

Konflikti Izrael-Iran, Guterres thirrje: Mjaft me sulme, paqja dhe diplomacia duhet të mbizotërojnë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje që Irani dhe Izraeli të zgjedhin deeskalimin dhe të ndalojnë armiqësitë. Dy vendet kanë zhvilluar të vazhdueshme të sulmeve ajrore dhe raketore mes tyre. “Bombardimet izraelite të objekteve bërthamore iraniane. Sulme me raketa iraniane në Tel Aviv. Mjaft me përshkallëzimin, është koha për të ndaluar. Paqja dhe diplomacia duhet të mbizotërojnë”, tha Antonio Guterres nëpërmjet X.
Burimi: Javanews.al