Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Konflikt në Tiranë, gjenden gëzhoja në vendngjarje
Një konflikt mes disa personash dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ka dyshime se gjatë konfliktit ka pasur edhe të shtëna me armë. Gjithashtu bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, por ende nuk ka një reagim zyrtar. Momentalisht nuk raportohet për të plagosur, ndërsa mësohet se policia që prej mbrëmjes së djeshme po merret me krehjen e zonës.