Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Konflikt i dhunshëm në mes të Tiranës, qytetari i merr armën policit dhe tenton të qëllojë
👁9548
Një konflikt që mund të përfundonte me pasoja fatale ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë. Konflikti raportohet se ka nisur fillimisht brenda një lokali dhe më pas ka vijuar në rrugë, ku janë përfshirë dhe persona të tjerë. Sipas JOQ, një person ka dhunuar policin që ndërhyri dhe i ka marrë pistoletën duke tentuar të qëllojë ndaj qytetarëve të tjerë.