Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara
Prokuroria e Vlorës ka kaluar në pronësi të shtetit nëntë pasuri të paluajtshme në zonën e Ujit të Ftohtë, me vlerë të përgjithshme rreth 16 milionë euro, pas hetimeve për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Pasuritë lidheshin me shtetasin P. P., të cilin gjykata e ka dënuar me shtatë vite burg për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Sipas hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 946 të vitit 2015, për njohjen dhe kthimin e një prone me sipërfaqe 32 mijë metra katrorë ishte përdorur një vendim gjyqësor i falsifikuar. Pas regjistrimit të pronës në vitin 2009, personat e përfshirë kryen veprime juridike për ndarjen dhe tjetërsimin e saj, duke kaluar sipërfaqe të ndryshme në emër...
Burimi:
gijotina.com