Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u mbrojtur nga Policia

Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u mbrojtur nga Policia

Mesditën e nxehtë të 26 gushtit, Ergys Agasi u zhduk për gati pesë orë nga vëzhgimi policor. Pas disa muajsh në arrati, i akuzuari nga SPAK si drejtues i një grupi kriminal në manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, u diktua nga policia teksa po zbriste nga kati i dytë i një kompleksi të fortifikuar në Shkozet të Durrësit, i veshur me rroba sportive. Agasi hipi në sediljen e pasme të një makine Audi A6 me xhama të zinj dhe policia e ndoqi atë përmes një droni nga ajri dhe agjentëve në distancë për gati një orë e gjysmë derisa mbërriti në afërsi të tregut Agro-Ushqimor në periferi të Elbasanit – një tjetër godinë e fortifikuar në pronësinë e babait...