Konfirmohet zyrtarisht: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër në Europë

Konfirmohet zyrtarisht: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër në Europë

Rezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçarë. Albert Hafner, arkeolog nga Zvicra, thotë se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë 8 deri në 9 mijë vjet më parë, që më pas është përhapur në Itali dhe në të gjithë Europën. Ai thotë se ky vendbanim është rreth 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër. “Njohuritë që kemi fituar në Zvicër do t’i zhvendosim këtu për të vijuar më tej me gërmime që të kemi më shumë të reja mbi vendbanimin më të vjetër në Europë. Ne duam të dimë datat e sakta të...