Konfirmohet vatra e parë e Murtajës së Bagëtive në Libohovë, 256 krerë në karantinë

Konfirmohet vatra e parë e Murtajës së Bagëtive në Libohovë, 256 krerë në karantinë

Është konfirmuar vatra e parë e murtajës së ruminantëve të vegjël në zonën e Libohovës, Gjirokastër. Për të frenuar përhapjen e infeksionit, 256 krerë bagëti janë vendosur menjëherë në karantinë. Specialistët e shërbimit veterinar ndodhen në terren dhe kanë nisur zbatimin e protokolleve të emergjencës, duke përfshirë dezinfektimin e zonës dhe mbikëqyrjen e rreptë të tufave të tjera në afërsi. Blegtorët janë udhëzuar të kufizojnë lëvizjen e bagëtive dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar. Rasti i parë i kësaj sëmundjeje u konfirmua më 3 qershor në fshatin Domen, në njësinë administrative Postribë, Shkodër, dhe më pas u përhap në zona të tjera si Kastriot në Dibër, Martanesh në Bulqizë, Fushë-Krujë, Skrapar dhe Korçë. Shërbimi Veterinar ka apeluar sërish ndaj të gjithë fermerëve që...