Konfirmohet një rast me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj

Konfirmohet një rast me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj

Një rast me malarie është konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Bëhet fjalë për një shtetas të huaj. Mësohet se rasti i importuar nga jashtë, pasi ka qëndruar në Infektiv dhe ka marrë trajtimin në spitalin infektiv është në gjendje të mirë shëndetësore. Më herët në 2023 ka patur 5 raste me malarie, dhe nga 3 në 2024 dhe 2025. Të gjitha janë raste të importuara nga vendet ku kryesisht punojnë apo shkojnë për udhëtim. Ndërkohë pritet një deklaratë nga ISHP në lidhje me këtë çështje.