Burimi:
Javanews.al

Konferenca ndërqeveritare, Costa: Inkurajuese të shohësh progresin e Shqipërisë
👁4792
Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, e cila do të mbahet ditën e sotme në Luksemburg. Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës, teksa është pritur nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa. Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Rama u shpreh shumë mirënjohës për kohën e kushtuar nga Presidenti Costa. Kryeministri tha se jemi të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat për të përmbyllur negociatat....