Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Konferenca e Rimëkëmbjes së Ukrainës, Meloni: Pjesëmarrësit premtuan mbi 10 miliardë euro ndihmë
Pjesëmarrësit në konferencën për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës, e cila po zhvillohet në Romë, kanë premtuar më shumë se 10 miliardë euro për të ndihmuar vendin e goditur nga lufta, deklaroi sot Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. “Në besoj se duhet të ndihemi krenarë për rezultatin që arritëm sot së bashku, shtete, organizata ndërkombëtare, institucione financiare, autoritete lokale, sektori i biznesit dhe shoqëria civile,” u shpreh Meloni në fjalën e saj hapëse në konferencë. Meloni deklaroi se “së bashku, në konferencën e sotme, kemi marrë angazhime që në total kapin shifrën e mbi 10 miliardë eurove”. “Ukraine Recovery Conference 2025”, Konferenca...