Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Përcaktoni prioritetet e integrimi, PS nuk e do anëtarësimin!

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Përcaktoni prioritetet e integrimi, PS nuk e do anëtarësimin!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi mazhorancën se po nis sesionin e ri parlamentar pa përcaktuar ligjet prioritare që lidhen me procesin e integrimit europian. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Tabaku kërkoi që lista e ligjeve të integrimit të ndahet me opozitën, ndërsa i bëri thirrje PS-së të heqë dorë nga miratimi i njëanshëm i reformave territoriale dhe zgjedhore. “Po nisni një sesion ku nuk përcaktohen ligjet për integrimin. A ju duket sikur jeni një kuvend që po punon për integrimin? Po jua them këtu një kërkesë të bërë para një viti: ndajeni me opozitën listën e ligjeve të integrimit. Integrimi do të duhet të jetë një proces transparent. Nuk mund ta trajtoni Kuvendin si pronë. Pastaj na thoni neve se nuk punojmë...