Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koncerti i Orkestrës Frymore të Durrësit, pjesë e aktiviteteve këtë sezon turistik
Orkestra Frymore e Durrësit dha një koncert emocionues në sheshin “Liria”, për qytetarët dhe turistët, që zgjedhin Durrësin si destinacion. Koncerti i Orkestrës Frymore të Durrësit u zhvillua mbrëmjen e datës 4 gusht, ndërsa solli pjesë festive nga autorë shqiptarë dhe të huaj si: P.Jakova, F.Ibrahimi, Bizet, Shostakovich, Beethoven, Morricone, The Beatles, etj. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako thotë se koncerti u zhvillua në vazhdën e aktiviteteve të shumta kulturore dhe artistike të këtij sezoni turistik. “Nën drejtimin e dirigjentit Saimir Kalaja, orkestra solli një repertor të pasur me vepra të njohura nga kompozitorë shqiptarë dhe të huaj. Një emocion i veçantë iu shtua koncertit falë interpretimit mjeshtëror të solistes Juna Ruçi. Tingujt e muzikës dhe entuziazmi i të pranishmëve krijuan një atmosferë...