Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Koncerti i Kanye West në Shanghai kthehet në zhgënjim masiv: vonesa, shi dhe “lip-sync” në një stadium me 70 mijë vetë
Kanye West, i njohur edhe si Ye, u rikthye në skenë përballë një stadiumi plot në Shanghai, por jo gjithçka shkoi siç pritej. Koncerti i mbajtur më 12 korrik në një arenë me kapacitet 70 mijë vendesh përfundoi mes polemikash, kritikash dhe thirrjesh për rimbursim të biletave. Përtej shiut të rrëmbyeshëm dhe vonesës 45-minutëshe për shkak të problemeve teknike, fansat nisën të shprehin hapur zhgënjimin e tyre. Në rrjetet sociale, u shpërndanë video ku Ye akuzohet për përdorim të lip-sync-ut dhe për mungesë totale të energjisë në skenë. Madje, sipas shumë pjesëmarrësve, mikrofoni ishte thuajse i padëgjueshëm gjatë gjithë performancës....