Komunikoi me Agasin si bashkëpunëtor? SPAK: Komunikonin në ‘Signal’, biznesmeni merr dhe dikton informacionin

Komunikoi me Agasin si bashkëpunëtor? SPAK: Komunikonin në ‘Signal’, biznesmeni merr dhe dikton informacionin

agasi-hyseni TIRANË- Drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ka deklaruar se komunikimi i saj me Ergys Agasin ka qenë në cilësinë e këtij të fundit si “bashkëpunëtor”. Por, nga të dhënat që ZËRI disponon, komunikimet mes tyre ngrenë pikëpyetje mbi këtë version. Për më tepër, rezulton se komunikimi mes Hysenit dhe Agasit ka qenë periodik dhe i vazhdueshëm, në një periudhë kur ky i fundit ndodhej në kërkim nga drejtësia. Për periudhën 28 qershor deri më 26 gusht 2026, në aplikacionin 'Signal' rezultojnë një numër i konsiderueshëm komunikimesh mes tyre, përfshirë telefonata audio dhe video, mes tyre disa thirrje të humbura dhe disa të realizuara.  Në total rezultojnë se 508 forma komunikimi ndërmjet tyre, ku për më tepër, në të aushtuquajturin 'bashkëpunëtor', ky i fundit është ai që merr...