Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kompany: PSG të vë në provë për gjithçka, ndeshje të tilla luhen në fije të perit
5 Korrik 2025 10:49 Alfred Lleshi Në prag të sfidës çerekfinale të Botërorit për Klube kundër PSG, trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka deklaruar: “Nëse do të isha një tifoz neutral, do të shkoja ta shihja këtë ndeshje. Do të paguaja për ta parë. PSG është një skuadër fantastike, nuk ka dyshim për këtë. Besoj se fjala kyçe është se janë skuadër e bashkuar. Nuk bëhet fjalë domosdoshmërisht vetëm për cilësinë individuale. Nuk kam parë shumë skuadra që luajnë me intensitetin e tyre në çdo fazë të lojës. Edhe ne kemi qenë mjaft të mirë në gjëra të ngjashme,...