Kompany nuk do ta humbasë “Oktoberfestin”: Ndihem si në shtëpi këtu, birra është si fe edhe në Belgjikë

Kompany nuk do ta humbasë “Oktoberfestin”: Ndihem si në shtëpi këtu, birra është si fe edhe në Belgjikë

Jo vetëm Barcelona mund të mburret këto ditë me 7 gola të shënuar në një ndeshje. Edhe Bayern Munich shfaqi në maksimum arsenalin e tij ofensiv, duke mposhtur 7-0 Union Berlin në Bundesligë, për të ruajtur pathyeshmërinë dhe kreun e renditjes. Trajneri Vincent Kompany foli për “Sky Sports DE”: “Duam të tregojmë gjithmonë këtë energji, ia dolëm dhe jemi shumë të lumtur për këtë fitore”. Michael Olise realizoi një tripletë dhe dha një asist, duke u shpallur edhe MVP i ndeshjes: “Sigurisht, Michael shënon, por ai punon jashtëzakonisht shumë edhe në stërvitje. Lojtarët e nivelit të lartë kanë nevojë për shumë më tepër sesa vetëm talentin”. Edhe Jamal Musiala, talenti i akademisë së klubit, ishte protagonist, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist, përpara...