Kompany i prerë: Nuk ndikohem nga ajo që ndodh në kombëtare për formacionin

Kompany i prerë: Nuk ndikohem nga ajo që ndodh në kombëtare për formacionin

9 Tetor 2026 13:15 Alfred Lleshi Vincent Kompany reagoi pas një pyetjeje për Tom Bischof, mesfushorin 21-vjeçar të Bayern Munich, i cili spikati së fundmi me kombëtaren gjermane, së bashku me shokun e skuadrës Aleksandar Pavlović. Kjo ka ngritur pikëpyetje për minutat e pakta që Bischof po merr në Mynih; vetëm 205 nga 630 minutat e mundshme në këtë fillim sezoni, për shkak të konkurrencës me Joshua Kimmich dhe Pavlović. Trajneri belg iu përgjigj pyetjes me një monolog rreth tre minuta e gjysmë, duke e cilësuar aktivizimin e Bischof si “normal” për këtë fazë të sezonit: “Kombëtarja nuk luan asnjë rol në vendimet e mia për formacionin titullar. Jam absolutisht i kënaqur kur lojtarët kthehen me ndjesi pozitive. Ky është një faktor që e marr parasysh,...