Kompania lobuese e PD-së letër DASH: Hiqni “non gratën” e Sali Berishës, ai nuk është më aktiv në politikë

Kompania lobuese e PD-së letër DASH: Hiqni “non gratën” e Sali Berishës, ai nuk është më aktiv në politikë

Sali Berisha TIRANË- Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 Majit, “Continental Strategy”, i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për heqjen e statusit “non grata” për liderin demokrat Sali Berisha. Në dokumentin prej 23 faqesh, të disponuar nga Top Channel, "Continental Strategy" kërkon heqjen e "non gratës" për Berishën, duke argumentuar se kjo shpallje dëmton politikën e jashtme amerikane. "Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një “shtet-narkotik”, thuhet në...