Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara
pamje-komisioni KOSOVË- Komisioni parlamentar për Legjislacion në Kosovë ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Mësohet se 9 deputetë të pranishëm votuan në favor dhe asnjë kundër, duke i hapur rrugë shqyrtimit të tij në seancën plenare të Kuvendit. Tashmë, pritet që projektligji pritet të kalojë tani në seancën e Kuvendit, e cila ka nisur në orën 09:00. Nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, vetëm pak ditë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 16 shtator./ZËRI
Burimi:
zeri.ai