Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Komisioni Evropian i jep dritën jeshile Bullgarisë për të miratuar monedhën euro, vitin e ardhshëm
👁13268
Bullgaria është pranë hyrjes në Eurozonë dhe mund të bëhet shteti i 21-të anëtar, sipas raportit të Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane (BQE) të publikuar sot. Sipas vlerësimit të institucioneve evropiane, Bullgaria përmbush katër kriteret kryesore për konvergjencën nominale si stabilitetin e çmimeve, financat publike të qëndrueshme, stabilitetin e kursit të këmbimit dhe normat e qëndrueshme të interesit afatgjatë. Kjo do t’i mundësojë Sofjes të adoptojë euron si monedhë zyrtare që nga 1 janari 2026. Bullgaria është ende shteti më i varfër në Bashkimin Evropian, por ka bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit ekonomik më të ngushtë. Edhe pse...